A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së?!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie duke treguar kështu nëse ajo do të jetë njëra ndër kandidatet e mundshme për kryetare të partisë.

“Këtë përgjigje do ta jap kur të vijë koha. Pra, në vitin tjetër”, është përgjigjur Osmani gjatë një interviste 

Ndërsa në pyetjen nëse prezenca e disa emrave si kandidatë të mundshëm për kryetar të LDK-së do të rrezikonte këtë parti që sërish të ketë ndarje, ajo është përgjigjur se jo.

Madje sipas saj, është pikërisht e kundërta.

“Mungesa e më shumë kandidaturave do të nënkuptonte mungesë të demokracisë së brendshme dhe si rrjedhojë do ta rrezikonte partinë. Mundësia që të ketë më shumë kandidatura në fakt është pasuri për LDK-në”.

“Është me rëndësi, megjithatë, që kur të vijë koha e gjithë gara të zhvillohet në frymë demokratike dhe me respekt të ndërsjellë, të bëhet në përputhje me normat statutare dhe të shihet si mundësi e mirë për ta rritur, për ta zhvilluar dhe për ta hapur edhe më tej LDK-në”.