Haradinaj për Mustafën: I ngrati e tërhoqi demarkacionin nga votimi, unë nuk e tërheq

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të tërhiqet nga vendimi i sjelljes së demarkacionit në kuvend...

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të tërhiqet nga vendimi i sjelljes së demarkacionit në kuvend.

Nga aty ai ka thumbuar ish kryeministrin, Isa Mustafa duke e quajtur “të ngratë”.

“Nuk kemi mandat të ndërhyrjes dhe trajtimit të asaj marrëveshjeje. Atë marrëveshje dy herë apo nj herë kryeministri i mëhershëm, i ngrati e ka sjell këtu dhe e ka kthyer mbrapa”.

“Kurrë nuk e kthej pas, ju do të përballeni me të”, ka thënë Haradinaj në kuvend, duke iu drejtuar konkretisht deputetët të LDK-së.

“Vetë e ka sjell vet e ka kthyer pas”.

Haradinaj ka thënë se me komisionin e Shpejtim Bulliqit kanë hedhur dritë mbi çështjen e demarkacionit.

“Grupi parlamentar i AAK-së të tregon se si të votohet” i ka thënë Haradinaj, Kujtim Shalës.