Barcelona nuk frikësohet, Malcom nuk kishte nënshkruar asgjë me Romën

Malcom, telenovela e verës në aksin Romë-Barcelonë.

Barcelona nuk ndjehet e rrezikuar pas transferimit të Malcom.

Edhe pse Roma paralajmëroi që do të ndërmarrë masa ligjore, katalunasit janë të qetë.

“AS” shkruan që Malcom nuk ka nënshkruar asnjë dokument me Romën.

Për këtë arsye, Barca është e bindur që s’do të sanksionohet.