E ardhmja e sulmuesit M’Baye Niang mund të jetë në Ligue 1 franceze.
Për lojtarin e Torinos, interesohet skuadra e Nice, e cila sipas mediave italiane ka ofruar rreth 15 milionë euro për të transferuar senegalezin.
Në fakt nëse një operacion i tillë do të kryhej, për Niang do të bëhej fjalë për një rikthimin në Francë, pasi në sezonin 2011-2012 ai luajti për Caen, para se të transferohej te Milan, pikërisht në Seria A.