Nënshkruhet marrëveshja për asfaltimin e rrugës në hyrje të Tërnocit prej Trafostacionit deri tek Lagja e re (Foto)

Nënshkruhet marrëveshja për asfaltimin e rrugës në hyrje të Tërnocit prej Trafostacionit deri tek Lagja e re.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 8 milionë dinarëve për asfaltimin e rrugës në hyrje të Tërnocit prej Trafostacionit deri tek Lagja e re.

Me realizimin e këtij projekti, përveç që rregullohet infrastruktura në këtë lagje, njëkohësisht krijohen lehtësira të shumta në komunikacion dhe mundësi të reja për të udhëtuar në drejtim të fshatit.

Kjo rrugë lidhet me të gjitha rrugët kryesore të Tërnocit.

Punëkryes është firma Shera Beton.