Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme po qëndron për vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ç’ rast është pritur nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Gramoz Ruçi.

Kryetari Mustafa prej së afërmi e njohtoi kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë për ngjarjet dhe zhvillimet politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për aprovimin e Deklaratës politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më, 14 korrik 2018 në Bujanoc.

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi gjatë këtij takimi deklaroi se mbështetë Deklaratën politike të përfaqësuesëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe u zotua që në periudhë të shkurtër kohore, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë do të aprovoj një Rezolutë lidhur me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shërbimi për informim i PDSH-së
25 korrik 2018