Peshkopi kundër ndarjes së Kosovës, Vuçiq: Më mirë diçka se asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se në qoftë se brenda 20 vjetësh nuk zgjidhet çështja e Kosovës, do të humbasin gjithçka.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se në qoftë se brenda 20 vjetësh nuk zgjidhet çështja e Kosovës, do të humbasin gjithçka.

“Nuk doni kufi me shqiptarët? Nuk ka problem, thoni njerëzve që të përgatitemi ta mbrojmë edhe Vranjën brenda 40 vjetësh. A po mendoni se serbët nuk po shpërngulen tani”.

Vuçiq iu kundërpërgjigj Peshkopit të Rashkës, Teodosije, i cili paralajmëroi se me ndarjen e Kosovës popullsia serbe do të shpërngulej.

“Unë mendoj se diçka është më mirë se asgjë”.

Presidenti serb gjithashtu ka akuzuar Peshkopin duke thënë se kisha po e kundërshton ndarjen për shkak të një shume në vlerë prej 650,000 euro që merr nga Kosova