Mediat serbe njoftojnë se dje është bërë një vit nga fillimi i dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën. Rezultatet e këtij dialogu ende nuk janë bërë publike, e Vuçiq nuk ka dalë me propozim, përkundër paralajmërimeve që ka bërë deri më tani.
I pyetur nga mediat serbe se kur do ta bëjë një propozim dhe se a do të dalë fare në opinion me një propozim të tillë, Vuçiq ka thënë se nuk e di një gjë të tillë.
“Nuk e di a do të dalë me propozim, nëse mund të merrem vesh me dikë për diçka. Me shqiptarët deri tash s’kam mundur të merrem vesh” ka thënë ai.