Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka bashkuar 1,012 prindër të emigrantëve me fëmijët e tyre duke iu referuar një afati të caktuar të gjykatës të enjten për të ribashkuar 2,500 fëmijë me familjet e tyre.
Numri i prindërve të ribashkuar me fëmijët e tyre është rritur nga 879, shifra të cituara nga qeveria të hënën, njofton Klan Kosova.
Në një konferencë për statusin e së martës përpara gjyqtarit të rrethit të SHBA, Dana Sabraë në San Diego, qeveria tha gjithashtu se 1,637 prindër janë konsideruar “të ligjshëm” për ribashkimin dhe se gati të gjitha këto nëna dhe baballarë pritet të kthehen me fëmijët e tyre deri në afatin e së enjtes.
Sabraza përshëndeti shpejtësinë e këtyre ribashkimeve si një “arritje të shquar” dhe tha se qeveria “duhet të lavdërohet në këtë terren”.
Por gjyqtari kritikoi edhe federalët për humbjen e disa prindërve dhe për ndarjen e familjeve në radhë të parë. “Disa nga këto informacione janë të pakëndshme – realiteti i një politike që rezultoi në një numër të madh familjesh të ndara, pa ndjekur familjet apo njerëzit”, tha Sabraë.
Deri në 463 prindër, fëmijët e të cilëve mbeten në paraburgim, nuk janë më në vend, sipas avokatëve qeveritarë