• E mërkurë / May-08 16:32
  • Kontakt

ZYRTARE: Ky gol i jashtëzakonshëm shpallet si më i bukuri i Botërorit 2018

FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për goli më të bukur të Botërorit.

Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “Fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës.

Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Quinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës.

Kështu Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006.