Flamujt e Komisionit Evropian në gjysmështizë për nder të viktimave nga zjarret në Greqi

Flamujt në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel janë ulur në gjysmë shtizë, gjatë ditës së sotme, në nder të viktimave që humbën jetën pas zjarreve

Flamujt në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel janë ulur në gjysmë shtizë, gjatë ditës së sotme, në nder të viktimave që humbën jetën pas zjarreve të mëdha në Greqi, gjatë kësaj jave.

“Ne solidarizohemi dhe jemi pranë popullit grek në këtë kohë të vështirë. Ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave të këtyre zjarreve shkatërruese që kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje”, thuhet në një postim të Komisionit Evropian