Përfundon takimi maratonik i Vuçiqit me Listën Serbe, çka u fol?

Ka përfunduar takimi maratonik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova....

Takimi i cili u zhvillua në Beograd mes Vuçiqit dhe Listës Serbe ka përfunduar pas më shumë se katër orësh.

Për takimin nuk ishte paralajmëruar më parë e as për temën për të cilën kanë diskutuar.

Mirëpo, sipas medieve serbe, tema e diskutimit ishte zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.