Arifi: Lufta është e pashmangshme nëse mendohet ndarja e Kosovës

Avni Arifi, shef i stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratat e shefit të ekzekutivit se ndarja e Kosovës do të sillte luft

Avni Arifi, shef i stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratat e shefit të ekzekutivit se ndarja e Kosovës do të sillte luftë.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, Arifi ka thënë se lufta është e pashmangshme nëse do të mendohet rivizatimi i kufijve.

“Lufta është e pashmangshme. Jo pse dëshirojmë, jo pse duam ta kërcënojmë dikë, por në mometin që fillojnë të vizatojnë kufij, kjo do të ishte një rrugë pa krye”, ka thënë Arifi, transmeton Express.

“Ne kërkojmë njohje reciproke. Kjo nënkupton vendosjen e raporteve bilaterale, sikur me vendet e tjera fqinje.

Arifi ka thënë se diskutimi për kufijtë është një vijë e kuqe dhe e padiskutuar

“Nuk është në tavolinën e bisedimeve. Kjo është një vijë e kuqe e cila nga qeveria nuk kalon. Asnjë institucion nuk duhet të bije pre e propagandës serbe dhe ta analizoj këtë”, është shprehur ai