Presidenti i Shqipërisë: Adem Demaçi heroi ynë i përjetshëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Adem Demaçi ishte shqiptari që kurrë s’u dorëzua përballë sfidave.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Adem Demaçi ishte shqiptari që kurrë s’u dorëzua përballë sfidave.

Meta tha se Demaci qëndroi, luftoi dhe fitoi.

“Jeta jote ishte luftë. Ia dole ta përballosh si rrallë kush. Evropa dhe gjithë bota të njohu si Mandela i Kosovës. Ti ke qenë dhe do të mbetesh Adem Demaci shqiptar”, ka thënë Meta, në ceremoninë mortore të Demaçit.

Sipas Metës, Demaçi është heroi i përjetshëm i përpjekjeve për liri të shqiptarëve.