Djali George Soros, miliarder kontrovers, Alexander ka vizituar Kosovën dhe Serbinë. Në Beograd ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, ndërsa, në Prishtinë është fotografuar me Shpend Ahmetin. Herën e fundit kur Alexis ishte në Kosovë kishte takuar Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn.
Në një postim në “Instagram”, Alexander Soros ka thënë se Kosova gjendet në një moment kyç.
Takimin e vetëm që e ka bërë publik ishte me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin. “Major of Prishtina”, ka shkruar Soros.
Derisa liderët në Kosovë, të cilët sipas të gjitha gjasave nuk e kanë publikuar takimin me Soros, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka njoftuar Sorosin për për dialogun Kosovë –Serbi.
Ndërkaq, në Beograd ka zhvilluar një takim me presidentin, Aleksandar Vuçiq i cili e ka njoftuar për dialogun në Bruksel.
“Soros e ka përshëndetur vazhdimin e dialogut dhe rolin konstruktiv të Serbisë në ruajtine e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.
George Soros vazhdon të ketë ndikim në shumë vende të botës përmes fondacionit me të cilin financon zyrtarë të shumë shteteve të ndryshme. Në zgjedhjet e fundit amerikane, Soros ishte pozicionuar kundër Donald Trump.