Lëvizja Fol: Qeveria ka realizuar vetëm 57 për qind të planit të punës

Lëvizja Fol: Qeveria ka realizuar vetëm 57 për qind të planit të punës

Të gjeturat nga monitorimi i 22 institucioneve tregojnë se nga 225 aktivitete sa kanë qenë të parapara në planin vjetor të punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018 janë realizuar vetëm 130 aktivitete, apo shprehur në përqindje 57  për qind e këtij plani.

Sipas këtij hulumtimi, 95 aktivitete apo 41 për qind e tyre kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor.

Ministritë të cilat i kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në plani vjetor të punës se Qeverisë janë: Ministria e Financave, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, ndërsa ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet janë: Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Më poshtë mund të shihni se sa janë realizuar aktivitetet nga secila ministri dhe Zyra e Kryeministrit:

Zyra e Kryeministrit / për periudhën e parë gjashtëmujore kishte paraparë të realizojë 17 aktivitete në kuadër të planit vjetor, nga të cilat 10 janë realizuar, ndërkaq 7 kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Integrimit Evropian / për periudhën e parë gjashtëmujore ka paraparë 10 aktivitete 7 nga to kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Drejtësisë / nga 19 aktivitete të parapara për periudhën e parë gjashtëmujore ka realizuar vetëm 4 prej tyre.

Ministria e Financave /  për periudhën e parë gjashtëmujore ka paraparë 4 aktivitete të cilat janë realizuar në afatin e paraparë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik / nga 6 aktivitete të parapara vetëm një ka mbetur pa realizuar për gjashtë mujorin e parë 2018.

 Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës / ka realizuar 3 aktivitetet e parapara në planin njëvjeçar.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor / në periudhën e parë gjashtëmujore kishte planifikuar 20 aktivitete dhe kanë mbetur të parealizuara 12 nga to.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal / në planin e punës kishte paraparë të realizoj 24 aktivitete nga të cilat i ka mbetur vetëm 1 e parealizuar.

 Ministria e Punëve të Brendshme / në periudhën e parë gjashtëmujore ka planifikuar 14 aktivitete ka përfunduar 9, ndërkaq kanë mbetur të pa përfunduara 5 nga to.

 Ministria e Punëve të Jashtme / në gjashtë mujorin e parë ka planifikuar 2 aktivitete, të cilat kanë mbetur të parealizuara në afatin e paraparë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale / ministria në fjalë të gjitha aktivitetet e parapara në planin vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2018 ka planifikuar t’i realizojë në dhjetor 2018.

Ministria për Komunitete dhe Kthim / ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara për periudhën e parë gjashtë mujore.

Ministria e Shëndetësisë / në kuadër të planit të punës ka realizuar 3 aktivitete, nga 15 sa ishin të parapara.

 Ministria e Administratës Publike / ka planifikuar 16 aktivitete, vetëm 3 nga to kanë mbetur të parealizuara për periudhën e parë gjashtëmujore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / ka realizuar 7 aktivitete nga 11 sa kishte planifikuar.

Ministria e Infrastrukturës / ka planifikuar 5 aktivitete në planin e punës të cilat kanë mbetur të papërfunduara sipas afatit të përcaktuar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural / nga 11 aktivitete të planifikuara kanë mbetur të parealizuara 7 nga to.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë / kishte paraparë 15, nga të cilat 9 kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike / ka përfunduar 12 aktivitete nga 15 sa kishte paraparë në planin vjetor të punës.

 Ministria e Zhvillimit Rajonal / ka realizuar 7 aktivitete nga 8 të parapara për periudhën e parë gjashtëmujore.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë / s’ka paraparë asnjë aktivitet për periudhën e janar-qershor 2018.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë / nuk janë përgjigjur në kërkesën e dërguar nga Lëvizja FOL.

Disa nga ministritë kanë dhënë sqarime shtesë për të gjitha aktivitetet që nuk kanë arritur të përfundojnë sipas afatit të paraparë në planin vjetor të punës