''CADD'' mban debat me Forumet Rinore të subjekteve politike

Forumet Rinore të subjekteve politike kanë zhvilluar takim në kuadër të projektit “Pjesëmarrja Qytetare në Zgjedhjet Lokale”...

Forumet Rinore të subjekteve politike kanë zhvilluar takim në kuadër të projektit “Pjesëmarrja Qytetare në Zgjedhjet Lokale” të organizuar nga ana Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë e përfaqësuar nga ana e z. Gani Rashitit.

Sfidat e Forumeve Rinore në zhvillimin e politikave në komunë të Preshevës, qëndrimet e Forumeve Rinore ndaj Organizatave Jo Qeveritare lokale apo rajonale, planet konkrete të Forumeve Rinore për të rinjtë në komunë të Preshevës si dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre, ishin këto disa nga temat  që u diskutuan. 

Gjatë këtij debati kryetarët e Forumeve Rinore të subjekteve politike si PDSH, APN, PVD dhe PD, patën mundësin që të shpalosin programin e tyre si dhe planet në fushat e arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, sportit dhe kulturës.

Përderisa emigrimi dhe mungesa e perspektivës  në Preshevë vazhdojnë të jenë çështjet më delikate, që prekin çdo të ri këtu në komunë, Forumet Rinore të subjekteve politike japin dhe rekomandimet e tyre si: promovim i aktiviteteve, bashkëpunim, kreativitet dhe ide të reja në projekte të ardhshme si dhe ngritja e zërit të të rinjëve.

Këshilla që u jepet forumeve Rinore të subjekteve politike është që të zhvillohen më shumë diskutime të hapura ndërmjet tyre, të krijohen lehtësira në komunikim, si dhe ruajtja e gjakftohtësisë gjatë zgjedhjeve të 24 dhjetorit 2017.