Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Bekim Lumi, kontribuoi shumë për artin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj.
“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Thaçi.