Klinë, gjendet e vdekur në bunar një 21-vjeçare

Një vajzë 21-vjecare është gjetur pa shenja jete gjatë orëve të para të mbrëmjes së djeshme në fshatin Ranoc të komunë së Klinës.

Viktimën në bunar e kishte gjetur babai i saj. Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje. Policia nga rajoni i Pejës këtë rast po e cilëson si ‘hetim të vdekjes”.

“Fshati Ranoc, Klinë 29.07.2018 – 17:20. Është gjetur pa shenja jete në bunar në oborrin e shtëpisë së saj viktima femër K/Shqiptare. Njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë nga bunari, kurse ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi.

Lajmi.net nga ky rast ka mësuar se viktima kishte probleme të shëndetit mendor.

Detaje të tjera ende nuk janë dhënë nga Policia e Kosovës.