KF ''Lugina'' ka mbajtur manifestimin ''Të luajmë së bashku'' për nderë të mërgimtarëve (Video)

KF ''Lugina'' ka mbajtur manifestimin ''Të luajmë së bashku'' për nderë të mërgimtarëve

Manifestimi është mbajtur në stadiumin e qytetit të Preshevës ku motivi i këtij organizimi ishte që mërgimtarët të kalonin një ditë ndryshe nga pushimi nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me ç'rast të njheshin edhe me:

 Sukseset e Shkollës së futbollit dhe talentët e saj ,

Zhvillimin dhe problematikat e sportit preshevar,

Konceptin, metodikën e punës, dhe ideologjinë e zhvillimit të shkollës së futbollit në ngritje sa më profesionale.

Të krijojmë ura bashkëpunimi për fëmijët tanë, të kenë mundësi si gjithë fëmijët e botës perëndimore.

Shenasi Hetemi sponsor i klubit futbollistik ''Lugina'' është ndarë shumë i kënaqur me mënyrën e organizimit të këtij turniri dhe do të vazhdojë të mbështes këtë klub edhe në të ardhmen.

Nagip Jakupi kryetar i KF ''Lugina'' potencoi që qëllimi i këtij manifestimi ishte që mërgimtarët të kalonin një ditë ndryshe, të veçantë në vendlindjen e tyre. Ndeshja është zhvilluar ndërmjet lojtarëve të KF ''Lugina'' dhe lojtarëve të Diasporës, poashtu z.Jakupi falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e këtij manifestimi.

Ky manifestim i këtij lloji është organizuar për herë të parë nga KF ''Lugina'' mirëpo pritet të organizohet edhe vitet e tjera.