Shtëpia e Kulturës në Preshevë me 1 dhe 2 gusht organizon për bashkëatdhetarët tanë ''Ditët e Mërgatës'' (Foto)

Shtëpia e Kulturës në Preshevë me 1 dhe 2 gusht organizon për bashkëatdhetarët tanë "Ditët e Mërgatës"...

Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë organizon për bashkëatdhetarët tanë " Ditët e Mergatës " , me: 01 dhe 02 gusht ( të mërkurën dhe të enjten ), në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në ora: 19;30h. 

Do të ketë shumë aktivitete të ndryshme artistike, duke ju nderuar juve të dashur bashkëatdhetarë tanë .  

Për ne është kënaqësi t'a kemi:

''Teatrin Profesionist të Gjilanit'' 

''Stand Up Comedy" me aktorët nga Tetova - Burhan Amiti dhe Hasim Memishi Sopi. 

Hapjen e këtij manifestimi do t'a bëjnë aktorët e ''Teatrit të Preshevës''. Gjithashtu do të ketë edhe muzikë Rock, ekspozita të ndryshme të nxënësve dhe piktorëve Live para vizitorëve, këngë të ndryshme nga këngetarët tanë vendas. 

Andaj ju presim me shumë kënaqësi të na ndiqni në këtë manifestim kulturor "Ditët e Mergatës "- me: 01 dhe 02 gusht 2018.

 Me fillim nga ora: 19;30h.

 Hyrja është falas