Lajmin për këtë prurje e ka dhënë partia e Haradinajt nëpërmjet facebook’ut.
“Jeton Ujkani, Kryesues i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Jeton Ujkani është njëri prej autoriteteve më të vlerësuara politike në Mitrovicë dhe kontributi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë i rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e AAK’së.
“Z. Ujkani tha se i bashkohet ekipit të z.Haradinaj dhe Aleancës, i bindur se kjo është në të mirën e vendit dhe të Mitrovicës si qytet tejet i rëndësishëm”, thekson kumtesa.