Me 68 vota për, asnjë kundër, kuvendi vendosi që referendumi të mbahet më 30 shtator, me pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”
Paraprakisht koordinatori i LSDM-së Tomisllav Tuntev, tha se para vetes kemi shansin për një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni. Ai ftoi opozitën dhe OJQ-të ta mbështesin këtë marrëveshje të arritur me Greqinë.
“Po bëhemi anëtare e familjes së NATO-s dhe BE-së, kombe të cilat kanë zhvillim të fortë ekonomik. Është fakt se me marrëveshjen është mbrojtur trashëgimia e pasur historike dhe kulturore, e cila e bën kombin maqedonas të famshëm. Marrëveshja greko-maqedonase, është mundësia më e mirë dhe më e drejtë për qytetarët e këtij shteti”, tha Tomislav Tuntev – LSDM, raporton tv21 në Maqedoni.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se me faktin që referendumi është me karakter konsultues, sipas tij pushteti rezultatin mund ta interpretoj si të dëshirojë vetë. Ndërkohë dy amendamentet e VMRO-së u hedhën poshtë.
“Fakti që në Nenin 1, parashihet që referendumi të jetë konsultues, jep hapësirë që rezultatin e referendumit ta interpretoni sipas dëshirës suaj. Edhe pse mënyra dhe procedura e deklarimit të qytetarëve, janë caktuar edhe me Ligj, edhe me Kushtetutë”, u shpreh Nikolla Micevski – VMRO DPMNE.
Edhe Lëvizja Besa mbështetë marrëveshjen me Greqinë. Deputeti Rexhep Memedi, ftoi qytetarët maqedonas që të votojnë pro në referendum.
“Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela tha se opozita shqiptare ishte e përjashtuar nga marrëveshja me Greqinë dhe në takimet e liderëve. Ai akuzoi kreun e opozitës për sjelljen e tyre gjatë takimeve dhe kritikoi kryeministrin Zaev , për siç tha amnistimin e krimelëve të pushtetit të kaluar”, tha Rexhep Memedi – BESA.
“Në fund deputeti i BDI-së Xhevat Ademi tha 30 shtatori është ditë historike për Maqedoninë. Ai tha të mos shkojmë në rrugën e Moskës, Pekinit dhe Ankarasë dhe ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit historik”, u shpreh Ziadin Sela – APSH.
“Vendimi për shpalljen e referendumit u miratua nga shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Referendumi do të jetë me konsultues”, tha Xhevat Ademi – BDI.