Komuna Bujanocit ka mbajtur tryezë të hapur kushtuar jetës dhe veprës të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Komuna Bujanocit ka mbajtur tryezë të hapur kushtuar jetës dhe veprës të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Në kuadër të "Javës së Diasporës", Komuna e Bujanocit, organizoi tryezë të hapur kushtuar jetës dhe veprës të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu.
Ky organizim, i pari i këtij lloji i organizuar nga Komuna e Bujanocit, u zhvillua në përvjetorin e 550-të të vdekjes së patriotit tonë të madh, Skenderbeut.
Në ketë eveniment me karakter mbarëkombëtar, mysafir ishte Prof.Dr.Lulzim Lajçi nga Instituti Albanologjik nga Prishtina.
Me këtë rast, Bujanoci, iu bashkua Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, qytete këto që vitin 2018-të, e kanë shpall vit mbarëkombëtar të Skenderbeut.