Thaçi ndan medalje presidenciale për familjen e Demaçit, pesë ditë pas vdekjes së tij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale familjen e veprimtarit Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirinë...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale familjen e veprimtarit Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Në kuadër të kompetencave të mia dhe duke njohur kontributin tuaj si familje dhe kontributin e vet veprimtarit Adem Demaçi i cili ka qenë i burgosur për vite dhe ju i keni mbijetuar edhe kësaj situate e ndaj këtë Medalje Presidenciale për Adem Demaçin i cili është një simbol emblematik i kombit tonë”, tha Presidenti para familjës së ngushtë të Demaçit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gruaja e Adem Demaçit Xhemajlia dhe familjarë të tjerë.

Adem Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare ndërsa varrimi i tij është bërë me nderime të larta shtetërore.