NATO: Trepça, motor ekonomik i Kosovës Veriore

KFOR-i së fundi ka realizuar një video kushtuar Minierës së Trepçës, por ku edhe ka përmendur angazhimin e NATO-s si dhe tensionet etnike në veri

KFOR-i së fundi ka realizuar një video kushtuar Minierës së Trepçës, por ku edhe ka përmendur angazhimin e NATO-s si dhe tensionet etnike në veri të Kosovës.

“Miniera e Trepçës është motori ekonomik i Kosovës Veriore pasi jep zink dhe argjend dhe ka të punësuar dy mijë persona”, thuhet në video.

“Megjithatë, në këtë zonë tensionet etnike vazhdojnë. NATO është e angazhuar në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

“Trupat e kampit Nothing Hill të NATO-s sjellin siguri duke ndihmuar që Kosova të piqet dhe të evoluojë”.