Digjet makineria e ''Saba Bellçës'' në Vranjë me vlerë prej 100.000 euro (Foto)

Kompania nga Presheva ku vitet e fundit ka realizuar shumë projekte infrastrukturore ne Vranjë, Vlladickihan dhe Surdulicë dhe brendi të Sërbisë...

Kompania Shqiptare nga Presheva ku vitet e fundit ka  realizuar shumë projekte infrastrukturore ne Vranje, Vlladickihan, Surdulicë dhe në brendi të Sërbisë.

Mbrëmë në oborrin e Ujësjellësit të Vranjës afër stacionit hekurudhorë i'a kanë vënë flakën makinerisë për asfaltim të rrugëve ''Finisher''   të ndërrmarjes ''Saba Bellça'' nga Presheva.

Sipas deklaratës së pronarit Hetem Etemi dëmi është rreth 100.000 euro, ku sipas tij kjo makinë për sot duhej të fillonte  asfaltimin e  një pjese të rrugës Radnicke nga lagjja në drejtim të stacionit hekurudhorë në Vranjë.

Z.Etemit thot se mbrendja një viti janë djegur 5 herë  makineri të ndryshme të kompanisë sonë.

Ndërrmarja Publike ''Ujësjellësi'' nuk ka komentuar  asgjë rreth kësaj ngjarje.

Rreth djegies  së makinerisë organet kompetente janë duke e hetuar rastin.