Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës, e bën edhe shqiponjën në televizion

Politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, se e kanë lënë vendin mbrapa, duke u marrë me gjëra

Politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, se e kanë lënë vendin mbrapa, duke u marrë me gjëra siç ai i quan të çmendura. 

Madje, në një intervistë në televizionin N1 ai ka bërë edhe shqiponjën, duke thënë se kjo i pengon serbët të ecin përpara. Jovanoviq ka thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte, pasi për shqiptarët është një simbol kombëtar, sikurse për serbët që janë tre gishtat.

Jovanoviq ka nisur një iniciativë në Serbi, për të krijuar një koalicion, të cilin ai po e quan ‘Koalicioni i Paqes’, përmes të cilit do të kërkohet arritja e një marrëveshjeje paqësore në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila, sipas tij, do t’i hapte perspektivë vendit.

Ai edhe pse nuk është pjesë e pushtetit ka thënë se nuk sheh shpresë te opozita aktuale. Madje sipas tij, Aleksandar Vuçiq, është më modern se ata.

Jovanoviq ka thënë se takimi mes Vuçiqit dhe Thaçit në shtator në Bruksel do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe, sipas tij, është shumë e qartë se vetë jeta po imponon zgjidhjen e agonisë së Kosovës, siç e ka quajtur ai.

Sipas tij, është shansi i fundit që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, dhe për të dy vendet të hapin një perspektivë ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme.

Çedomir Jovanoviq para pak muajsh ka qëndruar për vizitë në Prishtinë. 




Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48