Nick Dusich komandant në Kampin Bondsteel ka folur për bashkëpunimin e KFORit me forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komandanti amerikan po ashtu ka thënë se vizita e sotme e Haradinajt ne Bondsteel është vizita e parë e një kryeministri kosovar në këtë kamp. Kurse duke komentuar largimet e serbëve nga FSK-ja, Dusich u ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në institucionet e Kosovës
Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e klerikëve serbë se ka plane për ndarje të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe se janë vetëm spekulime.