Analistët në vend po e vlerësojnë si të domosdoshëm krijimin e një uniteti politik ndërmjet subjekteve politike shqiptare për fazën finale të dialogut me Serbinë.
Analisti Ramush Tahiri thotë se para kësaj, presidenti ose kryeministri duhet të hartojnë një platformë për këtë proces, përderisa Astrit Gashi e sheh LDK-në si pjesë të këtij ekipi.
Nga ana tjetër presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj vazhdimisht kërkojnë që opozita të përfshihet në dialog, por është LDK ajo që vazhdimisht kundërshton.
Deri më tani LDK është deklaruar kundër udhëheqjes së delegacionit kosovar nga presidenti Thaçi duke e quajtur jo legjitim për udhëheqje të negociatave.