E pritshme nga Trudeau i Kanadasë: Toronto nuk do e lëvizë ambasadën nga Tel Avivi

E pritshme nga Trudeau i Kanadasë: Toronto nuk do e lëvizë ambasadën nga Tel Avivi

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau bëri të qartë të enjten se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv.

“Nuk do të lëvizim ambasadën e Kanadasë nga Tel Avivi”, tha Trudeau gjatë një vizite në Guangzhou të Kinës.

Trudeau reagoi kështu ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump, ndërkohë që Jeruzalemi Lindor ishte piketuar si kryeqytet për një shtet të ardhshëm palestinez.

Të mërkurën, ministri i punëve të jashtme Chrystia Freeland ripohoi qëndrimin e mëparshëm të Kanadasë që “statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme të mosmarrëveshjes palestineze dhe izraelite”.

“Ne jemi të vendosur për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez që jeton krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin”.