Shtëpia e Kulturës në Preshevë organizon program për bashkatdhetarët tanë (Video)

Per ti dëshiruar mirseardhje bashkatdhetarëve tanë,Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica ka organizuar mbrëmje argëtuese dy net rreshtasi për mërgatën

Për ti dëshiruar mirsëardhje bashkatdhetarëve tanë, Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica  ka organizuar mbrëmje argëtuese dy netë rreshtasi për mërgatën me moton  ''Ditët e Mërgatës me 1 dhe 2 gusht.

Ky aktivitet kulturor u mbajt në oborrin e këtij instucioni kulturor ku kishte aktivitete të ndryshme për publikun Preshevar.

Hapjen e këtij evinimenti të tillë e bëri drejtori i këtij instucioni kulturor Valon Nuhiu ku më pas fjalën përshendetëse e mori kryetari i komunës së Preshevës z.Shqipim Arifi.

Para publikut preshevar perfomoi Aktori preshevar nga Teatri i qytetit të Preshevës Gjelbrim Emini si dhe para publikut preshevar u paraqit me Stand Up Comedy  Aktori nga Tetova - Burhan Amiti dhe Teatri Profesionist i Gjilanit

Ky aktivitet ishte edhe zbavitës ku para publikut kënduan këngëret e reja preshevare Donika Nuhiu dhe Inola Dalipi

Ky aktivitet kulturor ishte mbrëm dhe sonte do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore nga ora 19:30 në oborrim e këtij instucioni.