Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp nga Prokuroria Themelore e Gjakovë.
“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Kujtojmë se Art Kurti u gjet i vdekur më 24 prill të vitit 2018, në veturën e tij në fshatin Goden.