Trump kërkon që të përfundojë hetimi i Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, të ndalojë “menjëherë” hetimin e lidhjeve

Kërkesa e Trumpit që Sessions t’i ndalojë hetimet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, nxiti kritika nga republikanët e tij në Kongres, të cilët thanë se hetimet duhet të vazhdojnë.

 Demokratët, ndërkaq, e cilësuan këtë veprim si përpjekje të fundit të Trumpit për të penguar drejtësinë – një krim i mundshëm të cilin Mueller raportohet se po e heton.

Në një postim në Twitter, Trump i cilësoi hetimet e Muellerit për bashkëpunim të fshehtë midis Rusisë dhe fushatës së tij si “mashtrim total”.