Siç raportojnë mediat e Beogradit, Iliq dyshohet se ishte pjesëmarrës në masakrën e Zhegrovcit në Gjilan, të kryer nga forcat serbe.
Lirimin e Iliq e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Vasilije Arsiq. Ai ka thënë se nuk është ngritur procedurë gjyqësore ndaj klientit të tij.
Siç bëhet e ditur, gjatë intervistimit të Iliqit, është vërtetuar se i njëjti gjatë periudhës kur kishte ndodhur masakra e Zhegrovcit, kishte qenë jashtë territorit të Gjilanit.
Iliq u arrestua dje me urdhër të prokurorit të shtetit.
Arrestimi i tij ndodhi në orët e mëngjesit.