Bëhet promovimi i tri librave të poetit prof.Avni Shaqiri (Video)

Shoqata e shkrimtarëve ''Feniks'' ka bërë promovimin e tri të librave të poetit Avni Shaqiri...

Në këtë përurim pjesëmarrës ishin figura të ndryshme, antarë të shoqatës së shkrimtarëve ''Feniks'' si dhe familjarë të shumtë për të bërë përurimin e tri librave të radhës të z.Shaqirit.

Fillimisht u mbajtë një minutë heshtje në nderim të veprimtarit të madhë i cili ndërroi jetë para disa ditëve Adem Demaqit, ku më pas vazhdoi edhe programi i përgaditur nga shoqatat e shkrimtarëve për promovimin e tri librave.

Profesori njëherit edhe poeti Avni Shaqiri ka nxjerrur në shtypë tri librat e tij ''Dhelpra në banketin e pulave'', Evropë bardha me njolla të zeza'' dhe ''Lugina e Preshevës të fala nga Gerajt'' .

Poeti Avni Shaqiri ka botuar vepra të ndryshme ai ka shkruar dhe nuk do të ndalet do të vazhdojë të shkruajë ku në një të ardhme të afër do të jemi pjesëmarrës të botimeve tjera.