Shoqata e shkrimtarëve

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), si dhe të interesuarit tjerë, se të mërkurën më 08 gusht 2018, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, në ora 14.00, përurohen tre libra të autorit Mustafë Ismaili, i cili përkohësisht jeton dhe vepron në Toronto të Kanadasë.

1.The night trails (roman në anglisht);
2.Deportation vith violence (roman në anglisht);
3.Me luginasit e mi në Kanadanë e largët ( libër monografik).

Ky eveniment kulturor organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë.
Pjesëmarrja e juaj e nderon autorin, librat e autorit dhe letërsinë shqiptare në përgjithësi...

Bilall Maliqi, kryetar