Mbahet nata e dytë e bashkatdhetarëve tanë ''Ditët e mërgatës'' Presheva 2018 (Video)

Është mbajtur nata e dytë dhe e fundit e bashkatdhetarëve tanë ''Ditët e mërgatës'' ku në këtë mbrëmje kishte aktivitet të ndryshme...

Është mbajtur nata e dytë dhe e fundit e bashkatdhetarëve tanë ''Ditët e mërgatës'' ku në këtë mbrëmje kishte aktivitet të ndryshme si ekspozita e cila është mbajturë prej ora 18:00 ekskluzivishtë për të gjithë mërgimtarët të cilët i bashkohen kësaj nata, prezent ishin  edhe aktor nga vendi e rajoni të cilët publikun e gjallëronin me comedit e tyre,këngë të ndryshme etj.

Ekspozita e mbajturë në oborrin e shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica''  e cila ishte e organizuar nga Shqiprim Fejzullahu ku vizitorët kishin mundësin të shikonin punimet e gjithashtu mund edhe të shikonin se si punohet.

Vetë natyra e ekspozitav është e tillë e cila nuk grumbullon asnjëher turm njerëzish por gjithmonë njerëzit i shikojnë punimet dhe vazhdojnë më pas kështu u shpreh profesori i pikturës Shqiprim Fejzullahu.

Në këtë mbrëmje kishte dhe aktorë nga rajoni të cilët gjatë programit të pregaditur kishin për të performuar ndërsa gjatë pronocimit të dhënë për Rtv Aldi u shprehen shumë të kënaqur edhe pse nuk ishte hera e parë që ishin në Preshevë ata gjatë qëndrimit këtu ndihen jashtëzakonishtë mirë me publikun Preshevarë.

Programi i organizuar për nder të bashkatdhetarëve tanë mbledhi shumë njerëz të cilët qëndruan gjatë për të përcjellur programin i cili ishte i organizuar në mënyrën më të mirë vetëm për argëtimin e tyre.

Shtëpia e kulturës së bashku me ekipin realizues mbajtëm program për nderë të mërgimtarëve tanë ku aktorë nga vendi dhe rajoni kanë performuar programi ishte i paisur me aktivitete të ndryshme, shpresojmë që viteve tjera aktivitete e tilla të grumbullojnë edhe më snhumë njerëz.

Shpresojmë që viteve tjera të mund të organizojmë edhe më shumë ditë për nder të bashkatdhetarëve tanë që të mundë sado pak të shpërblejmë mundin që ata japin për vendin tonë.