Ragmi Mustafa takim me z.Abdullah Hotin nga LDK

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme po qëndron për vizitë në Republikën e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme po qëndron për vizitë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast është pritur nga kryetari i grupit parlamentar të LDK-së z.Abdulla Hoti.
Kryetari Mustafa prej së afërmi e njoftoi z.Hotinë për ngjarjet dhe zhvillimet politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë për aprovimin e Deklaratës politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më, 14 korrik 2018 në Bujanoc.
Në takim është biseduar edhe për presionet ndaj bizneseve Preshevare duke djegur makinat e ndërmarrjes ndërtimore "Saba Bellça" nga bandat e sikronizuara serbe me politikën qeveritare të Serbisë dhe dialogun Prishtinê-Beograd. Është kërkuar nga NE që të mbrohen shqiptarët në Luginë, dhe në rezolutën e radhës të parlamentit të Kosovës të mbështetet Statusi Politik i Luginës së Preshevës reciprocikisht me ate të serbëve në Veri të Kosovës. Gjithsesi është shprehur që shqiptarët e Luginës duan bashkim me Kosovën konform referendumit të 1 e 2 marsit 1992. Nga Abdulla Hoti është premtuar se të gjitha këto çështje do të bisedohen si në grup parlamentar poashtu edhe në LDK, duke shprehur shqetsime të thella në lidhje me pozitën e shqiptarve në Luginë të Preshevës. Nga zoti Hoti u kërkua që takimet ti intesifikojmë në vijim duke pritur se LDK shumë shpejtë do të del me qëndrim të qartë lidhur me Statusin Polotik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shërbimi për informim i PDSH-së
03 korrik 2018