Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për banorët e fshatit Gosponicë
Gjatë realizimit të projektit të rregullimit të rrugës mes fshatrave Gare dhe Gosponicë është bërë edhe zgjidhja për banorët për ujin e pijshëm, pasi është vendosur gypi i ujit të pijshëm nga burimi e deri tek rezervuari ekzistues në fshatin Gosponicë, gjatësia e të cilit është 1.5 km. Pas nënshkrimit të kontratës për mirëmbajtjen dhe rregullimin e kësaj rruge, kontratë kjo e nënshkruar e datës 04.12.2017, punimet janë afër finalizimit, ku janë paraparë pastrimi dhe rrafshimi i trasesë së rrugës, mbushja me materjal rrethanor, hapja e kanaleve të kullimit të ujrave atmosferike, si dhe vendosja e tombinove (gypave të betonit). Përmes këtyre projekteve synojmë që të përmirësojmë infrastrukturën rurale, për t'i mundësuar banorëve kushte më të mira infrastrukturore për qarkullim, zhvillimin e bujqësisë, bletarisë. Në këtë mënyrë të ndikojmë në parandalimin e shpërnguljes nga trevat stërgjyshore.
Ky është postimi në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës