Republika e Turqisë në krye me Presidentin Recep Tayyip Erdogan sot edhe zyrtarishtë nëpërmjet Organizatës së saj Qeveritare TIKA me seli në Beograd dorëzuan shoqatës tonë VIZIONI PËR ZHVILLIM DHE KOOPERIM në Preshevë paisjet e nevojshme për realizimin e Kursit të Robaqepsisë për gratë dhe vajzat e reja të Luginës së Preshevës, projekt i cili prek një grup të madhe të gjinisë femrore ku ata do të aftësohen në mënyre profesionale që të ardhmen ato ti ndihmojn ekonomit familjare dhe të zbusin papunisin dhe te aftësohen për tregun e punës.
Një falenderim Koordinatorën e TIKAS në Beograd znj. Çagla e cila pa hezitim ndihmoj nga dita e parë iden për realizimin e projketit i cili është kaq shumë i rendesishem për ne dhe njëherit jo të fundit për angazhimet e tona të përbashkëta në projketet e tjera.
Kthimi i vëmendjes nga ana jonë është vetëm një gjë që duhet të bëjmë të gjithë me qëllimin e zhvillimit të Luginës.
Ne do të punojm ngusht edhe me Komunat e Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës edhe me qëllim të jemi partner i fuqishëm i tyre për interesa të qytetarëve.
Ngadal do ja dalim sëbashku pa dallime duhet të bashkohemi në të mirë të Luginës.
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim.
Preshevë 03/08/2018