Dita e Rinisë/ Berisha: Rinia ka një mijë arsye për të hedhur qeverinë në Lanë

Ish-kryeministri Sali Berisha të premten gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së...

Ish-kryeministri Sali Berisha të premten gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së, në Ditën e Rinisë, është shprehur se vendi ynë është në një gjendje tepër të keqe për shkak të trafikut të drogës.

Berisha bëri me dije se qeveria Rama ka krijuar narkoshtetin, mos arrestimi i ish-ministrit Tahiri është një e dhënë e rëndësishme se ai është krijuar tashmë.

Ai tha se të gjithë pyesin nëse kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë trafik, por mos arrestimi i Tahirit dhe përfshirja e vëllait Olsi është fakt që në vend është krijuar narkoshteti.

Sipas tij, për të hedhur këtë qeveri të lidhur ngushtësisht me trafikun e kanabisit, mjafton vetëm guximi juaj.

Berisha u shpreh se rinia shqiptare ka mijëra arsye për t’u ngritur kundra narkoshtetit, ndërsa është i bindur se të rinjtë janë shumë më shumë se sa ishin sot në sallë, por do mjaftonte vetëm këta që ishin në sallë për të hedhur qeverinë në lanë.

Ish-kryeministri pyeti se në çfarë pike është vendi sot pas 27 vitesh, ndërsa theksoi se çdo ditë mediat e huaja flasin vetëm për kronikën e zezë në lidhje me Shqipërinë.

Ai tregoi se ato e skicojnë vendin një Kanabistan, apo Shqipëria një gangrenë kanabisi në zemër të Europës.

Sipas tij, në vend është krijuar narko-shteti, pasi ish-ministri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ende nuk janë dënuar për lidhjet e tyre me organizatat kriminale të trafikut të drogës.

Berishta tha se Dita e Rinisë ka një mesazh të madh në vetvete: guximin! Askush nuk duhët të harrojë, se gjithmonë fiton ai që guxon. Bashkëmoshatarët tuaj 27 vite më parë ishin trima, u rrahën dhe u gjakosën për t’i dhënë vendit të tyre lirinë.

Më tej, ish-kryeministri Berisha ka rrëfyer disa momente tmerri nga vitet e tij të rinisë, duke treguar se kur ishte student, kishte parë personalisht trupat e vrarë të atyre personave që quheshin diversantë dhe reklamoheshin pranë shkollave për të mbjellë terror tek të rinjtë.

Berisha tha se 27 vjet më parë, bashkëmoshatarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunën dhe terrorin, ndërsa u përballën në këtë qytet të bekuar në rrugët dhe sheshet e Tiranës me diktaturën më të egër që Europa kishte njohur.

Ju e keni parë videon që qarkulloi se tre katër ushtarë të Koresë së Veriut ekzekutuan bashkëmoshatarin e tyre se po arratisej, po ecte drejt hapësirës së lirisë, në Shqipërinë e virteve 90 ishin ekzekutuar me regjistër të MB 96 bashkëmoshatarë, që pasi u hoq neni për arratinë u nisën të gjenin botën e lirë. Akoma më makabër, trupat e disa prej tyre zvarriteshin në Korcë, Gjirokastër, Sarandë dhe Shkodër për të mbjellë terror kudo”,- u shpreh Berisha.