Sipas mediumit Cadena SER, përfaqësuesit e Dembeles kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez.
Dembele mund të gjejë vendin e tij nën kërcënim te Barcelona pas ardhjes së Malcom dhe kjo mund ta detyroj të largohet.
Ky medium spanjoll pretendon se agjentët e francezit kanë prekur bazën me drejtuesit e Arsenalit për një marrëveshje potenciale.
Drejtori i transferimeve të Arsenalit, Sven Mislintat, ka qenë tashmë në kontakt me kampin e Dembeles.
Anësori francez pëlqehet shumë nga trajneri i ri, Unai Emery, dhe mund të jetë dhurata e drejtuesve para nisjes së sezonit.
Tarifa e transferimit apo mënyra e marrëveshjes ende nuk është diskutuar.