Nuk kalon kërkesa e Vetëvendosjes për të diskutuar për ndërmarrjet publike

Kërkesa e Vetëvendosjes për të debatuar për ndërmarrjet publike të Komunës së Prishtinës nuk ka kaluar në seancën e fundit të Kuvendit...

Asamblistet, Eman Rrahmani dhe Agim Gashi kërkuan që te shtohet si pikë e rendit të ditës mosfunksionimi i Kuvendit Komunal si dhe diskutimi për Ndërmarrjen Publike Banesore. Gjithashtu, është kërkuar që të shtohet edhe një pikë e rendit të ditës për të folur për plani i mobilitetit. Asnjë nga këto kërkesa nuk ka kaluar.

Ndërsa, dy pika të rendit të ditës, pika 2 dhe 5, janë hequr nga diskutimi për këtë mbledhje.

Rendi i ditës morri 21 vota për, një ishte kundër dhe nuk kishte abstenim. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës, mirëpo Kryesuesi i Kuvendit të ditës, Agim Kuleta me votë të dyfishtë, miratoi pikat e rendit të ditës.

Asamblistët e VV, PDK dhe LDK nuk votuan fare. Kuvendi pas diskutimeve për rendin e ditës shkojë në pauzë.