Sipas tij, ndryshimet në politikat e fuqive të mëdha botërore, kanë ndikuar deri në arritjen e kësaj situate.
“Situata është e tillë që nuk kemi pasur ndonjë mundësi më të mirë ndonjëherë për arritjen e një marrëveshje me Kosovën. Pozicionet e Rusisë ndër vite kanë ndryshuar, mirëpo ka ndryshuar edhe politika e jashtme amerikane”, ka thënë Daçiq.
Siç thotë Daçiq, Bashkimi Evropian tani i kupton rrethanat në të cilat është aktualisht ky proces, në të cilin sipas tij problemi kryesor qëndron te pala shqiptare.
“Në këtë nivel, kemi një situatë ku Bashkimi Evropian e kupton që problem kryesor për arritjen e një marrëveshjeje janë shqiptarët. Shqiptarët duan ta njohim Kosovën, si dhe të marrin Preshevën e Medvegjën, kjo do të ishte ideale për ta. Mirëpo nese kemi një proces të dialogut ju duhet të keni edhe sugjerime”, ka shtuar Daçiq.
Daçiq këto komente i bëri sot në një intevistë për televizionin serb “Pink”.