Veseli i bindur: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot ka realizuar një vizitë në Odën Ekonomike Amerikane.

as vizitës kryeparlamentari është pyetur në lidhje me mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Veseli e ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se për ndarje nuk do të flitet në dialog.

“Debati që është ngjallur është më tepër garë elektorale. Po krijohet një frikë e paqenë. Nuk kei pasur kurrë partner më të mirë se BE-ja dhe Kosovën tonë nuk do ta cenoj askush”, deklaroi Kadri Veseli.

Mundësinë për bashkimin e Luginës me Kosovën ditëve të fundit e ka përmendur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ky i fundit po thotë se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, por që në tavolinën e diskutimeve me Serbinë do të jetë edhe mundësia që Presheva të bëhet pjesë e Kosovës.