Pas dorëheqjes nga Ministria e Ambientit, Reshitaj bëhet këshilltare e Haradinajt

Vetëm pak ditë ish-ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj mbeti pa post në qeveri. Kjo pasi sot kryeministri i vendit...

Vetëm pak ditë ish-ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj mbeti pa post në qeveri. Kjo pasi sot kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se zyrtarja e AKR-së do të jetë këshilltare politike.

Lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj në një postim në facebook.

Ky është postimi i plotë:

Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.

Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.

Zonjës Reshitaj i uroj punë të mbarë.