Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur ashpër ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka cilësuar tregti me territorin e Kosovës, paralajmërimin e presidentit kosovar për korrigjim kufijsh.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, duke aluduar në ish-liderin e PD-së dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se “institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike”.
Preidenti Thaçi thotë se Kosovës nuk i duhen këshillat “Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit”.