Nishani: Kosova nuk është çështje e një shteti, por është Jerusalemi i shqiptarëve

Nishani: Kosova nuk është çështje e një shteti, por është Jerusalemi i shqiptarëve...

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani duke aluduar në deklaratat e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe korrigjimit të kufijve, tha se Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por kolona kryesore e sigurisë kombëtare për shqiptarët.

Nishani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.