Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie tha se nëse Qeveria e Kosovës i siguron votat për versionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit do ta votojnë atë.
“Dihet publikisht që këtij projektligji ai kanë bashkangjitur një raport të një komisioni të ri shtetëror që më së shumti është marrë me punën e komisionit të vjetër, ne si LDK vlerësojmë që është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që ata të sigurojnë që i kanë votat dhe kanë dispononim e tyre që ta përkrahin këtë marrëveshje që të ratifikohet marrëveshja në kuvend”, raporton EO.